image Verratti: City e meritoi finalen

Futboll

Verratti: City e meritoi finalen

news image

Manchester City eliminoi PSG-në në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali Sport.

Për këtë ndeshje u deklarua mesfushori italian Marco Verratti, i cili u shpreh dëshpëruar për disfatën.

Mesfushori i PSG-së, Verratti, ka thënë se skuadra e tij ka luajtur më mirë deri sa erdhi goli i parë në ndeshje. 

Italiani ka lavdëruar ekipin e tij, pasi për të dytin vit radhazi janë futur në mesin e katër ekipeve më të mira.

“Kemi besuar deri te kartoni i kuq. Kemi krijuar shumë raste. Ne kemi luajtur shumë më mirë se City, por më pas kemi pranuar gol nga shansi i parë i tyre, njëjtë si në ndeshjen e parë”.

“Por kështu është kur luan ndaj ekipeve të mëdha. Kemi luftuar deri në fund. Mund të shohim njëri-tjetrin në sy, pasi kemi provuar të gjitha. Për herë të dytë jemi në katër më të mirët. Kemi seri të mirë”.

“City e meriton sepse ata kanë punuar me të njëjtin trajner për gjashtë ose shtatë vjet dhe kjo do të jetë finalen e tyre të parë”.

“Nuk e di çka të them: kemi dashur të shkojmë në finale, por nuk e arritëm këtë”, ka përfunduar Verratti.  /Gazeta Sinjali Sporti/