image Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Futboll

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

news image

Barcelona mund të përballet me përjashtim nga garat e Ligës së Kampionëve, duke filluar që nga sezoni 2024/25 për shkak të thyerjes së rregullave financiare.

Blaugranasit janë kualifikuar në mesin e 16 më të mirave pasi dolën si lider në grupin H dhe tani do të luajnë ndaj kampionit në fuqi të Italisë, Napolit.

Raportimet e fundit në media kanë thënë se klubi është në rrezik për t’u përjashtuar nga kompeticioni më i madh evropian për klube, për shkak të thyerjes së rregullave të Fair-play financiar.

Problemet financiare të Barcelonës janë dokumentuar gjatë kohëve të fundit, ani pse ata kanë njoftuar një profit prej 304 milionë eurosh në shtator.

Sidoqoftë, sipas një raporti nga WELT, bilanci i klubit është një “rrëmujë”.

Barcelona ka marrë një dënim nga UEFA në vlerë prej 500 mijë eurosh gjatë verës, pasi dhoma e kontrollit financiar të organit drejtues, vendosi se skuadra katalanase “ka deklaruar gabimisht fitimet” dhe se të ardhurat e tyre nuk ishin “relevante”.

Por një suspendim i mundshëm siç duket nuk do t’i bëjë shumë përshtypje katalanasve, pasi ata janë njëra ndër ekipet që po shtyen përpara idenë e krijimit të Superligës Evropiane..

Pasi Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian dha verdiktin e saj në favor të Superligës Evropiane, Barcelona menjëherë lëshoi një njoftim zyrtar.

“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) që vlerëson projektin e Superligës siç propozohet nga A22 Sports”

“Si një nga klubet që drejton projektin e Superligës, FC Barcelona mendon se vendimi hap rrugën për një kompeticion të ri futbolli të nivelit elitar në Evropë, duke kundërshtuar monopolin mbi botën e futbollit”, thuhej në atë njoftim.

/GazetaSinjaliSport/