image Ronaldo shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë, Al-Nassr regjistron fitoren e radhës

Futboll

Ronaldo shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë, Al-Nassr regjistron fitoren e radhës

news image

Al-Nassr ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, si dhe të dhjetën radhazi në të gjitha garat.

Edhe Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e lartë, teksa edhe sonte la gjurmë në fitoren ndaj skuadrës nga Taxhikistani, Istiqlol Dushanbe.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al-Awwal Park” përfundoi me rezultatin 3:1, me skuadrën saudite që triumfoi me përmbysje.

Ronaldo ishte autor i golit të parë në këtë përballje. (66’). Për yllin portugez ishte ky goli i tij i parë në këtë garë.

Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (72’, 77’).

Për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Senin Sebai (44’).

Al-Nassr tani ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin E.

/GazetaSinjaliSport/