Grevë njëorëshe do të mbajnë të gjithë punëtorët e sektorit publik më 12 maj.
Kjo vjen si shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Ndërkaq më 20 maj do të ketë protestë, ka bërë të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të enjten.
Ky vendim vjen pas mbledhjes së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.