image Vendi në krizë energjetike, dritat në rrugë qëndrojnë të ndezura edhe gjatë ditës

Kosovë

Vendi në krizë energjetike, dritat në rrugë qëndrojnë të ndezura edhe gjatë ditës

news image

Të gjitha vendet e Evropës po sugjerojnë këshillojnë metoda të ndryshme se si të kursehet energjia mes kërcënimit nga kriza e gazit rus, në Kosovë si duket këto këshilla nuk po merren parasysh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar foto nga qyteti i Prishtinës, në rrugën “Hyzri Talla” ku shihen të ndezura dritat e rrugës në pikë të ditës edhe pse nuk është e nevojshme.

Krizën energjetike sipas vendeve evropiane duhet ta kalojmë duke kursyer sa më shumë sidomos gjatë ditës apo kur nuk është e nevojshme, por kjo nuk po ndodh në Kosovë.

/GazetaSinjali/