Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Gjakovë, të cilët dyshohen se ishin përleshur fizikisht mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime njëri-tjetrit, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 13.09.2020–13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër) pasi që të njëjtit ishin përleshur fizikisht në mes veti duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajte.