Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë një problem serioz dhe i pandashëm nga shoqëria në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i ri ka ndodhur në fshatin Verban të Komunës së Vitisë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person mashkull, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka rrahur vëllain e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:00 dhe pas arrestimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.