Një person i moshës 19-vjeçare është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje me vëllain e tij i ka shkaktuar lëndime trupore duke e therur me thikë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Epopeja Jezercit” në Ferizaj.
Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe
pas deklarimit të tij në polici në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.