Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet që nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar motrën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:33.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.