Një person është arrestuar dje në mesditë në fshatin Mleqan të Malishevës, pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje pronësore kishte kanosur vëllain e tij.
Policia në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit VIZO-70, cal. 7.65 mm dhe dy fishekë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i armës”.