Një grua në Polici ka raportuar se në rrugën “Faredin Hoti” në qytetin e Prizrenit, në shtëpinë e saj i janë dëmtuar kamerat e sigurisë.
Ajo zyrtarëve policorë iu ka thënë se dyshon që vëllai i saj ditë më parë i ka dëmtuar kamerat në shtëpinë ku ajo jeton së bashku me nënën e saj.
Ndërkohë, policia rastin e ka iniciuar si “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”./GazetaSinjali/