image Vëllai i Anri Kashikut rrëfen ngjarjen: Dallgët nuk na lanë të dilnim, e mora vesh vonë vdekjen e tij

Shqipëri

Vëllai i Anri Kashikut rrëfen ngjarjen: Dallgët nuk na lanë të dilnim, e mora vesh vonë vdekjen e tij

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në bregdetin e Durrësit, ku një 18-vjeçar u fut në det që të shpëtonte nga mbytja vëllanë e tij dhe shokun e tij. Por kjo rezultoi fatale për të riun Anri Kashiku.

Ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmia e vëllait që u shpëtua nga dallgët e detit.

I mituri ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur. Ai tregon se bashkë me shokun e tij u futën në det dhe shkuan thellë pasi në breg ishte i turbullt. Ai thotë se deti ishte i trazuar dhe dallgët nuk i linin që të ktheheshin.

“Shkuam në det me komshiun qe e kam edhe shok dhe me vëllain tim më të madh. Atje kemi edhe shokë të tjereë që punojnë tek plazhi, kamarierë dhe te çadrat. Unë dhe shoku im u futëm për tu larë në det. Notin e dimë shumë mire se shkojmë shpesh në plazh dhe kryesisht aty në atë zonë. Ecëm pak thelle sepse aty ne breg ishte deti turbullt. Deti kishte shumë dallgë. Shkuam disa metra larg, por kur po ktheheshim dallgët nuk po na lejonin të dilnim, na tërhiqnim në thellësi“, tha vëllau i Anrit.

Ai vazhdoi tregimin duke thënë se nga aty po thërrisnin për ndihmë, por që askush si dëgjonte, pasiqë era ishte e fortë.

“Na pa shoku vëllait që punon te çadrat. Ne ishim në gjëndje të renduar pasi dallgët po na rrëmbenin dhe po pinim shumë ujë pasi na zhysnin. Erdhi Igli, roja me vëllain me shpejtësi dhe mbas tyre edhe një pedalone”, vazhdoi tutje rrëfimin.

I mituri vazhdon duke treguar se pastaj i ngjitën në barkë, duke thënë se barka po përmbytej dhe vështirësitë për të dalë në breg, ishin të shumta.

“Ne momentet qe hipëm në barkë, po përmbytej edhe barka dhe me vështirësi kemi dalë në breg nga çka mbaj mend. Ndërkohë vëllai nuk arriti të ngjitej në barkë. Me pas na dërguan në spital. Vone e morëm vesh se ishte mbytur vëllai. Te gjithë dinim shume mire not se jemi banorë të zonës dhe e kemi afër detin. Nuk e di si ka mundësi që vëllai s’ka mundur të dalë në breg. Ne shkojmë thuajse përditë në plazh aty se kemi shokë, Igli qe rri te kulla është shok i vëllait tim po njohim edhe çunat e tjerë që punojnë aty prandaj e frekuentojmë atë vend”, ka deklaruar vëllai i Anrit.

/GazetaSinjali/