Një person nga fshati Majac në Podujevë e ka raportuar vëllain e tij të zhdukur në Polici, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai zyrtarëve policorë iu ka thënë se vëllai i tij është larguar që dy ditë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “Person i zhdukur” dhe është ende në hetime.