image Veliu ngushëllon familjen e policit që vdiq nga koronavirusi: I qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Sociale

Veliu ngushëllon familjen e policit që vdiq nga koronavirusi: I qoftë i lehtë dheu i Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka ngushëlluar familjen Gjokaj me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, zyrtarit të Policisë së Kosovës, Ilir Gjokaj, raporton Gazeta Sinjali.

Veliu thotë se lajmin për ndarjen e policit nga jeta e ka marrë me pikëllim të madh.

“Më lejoni të shpreh dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia tërë familjes, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit policor, Ilir Gjokaj. Me pikëllimin më të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të një polici të vyeshëm e të shkëlqyer, i cili fatkeqësisht, si shumë qytetarë tjerë anë e kënd globit, humbi betejën me pandeminë COVID-19”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të tij.

Ministri Veliu thotë se Ilir Gjokaj u shërbeu denjësisht, deri në momentet e fundit të jetës së tij, qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për rendin e ligjin, për mirëqenien dhe shëndetin e tyre, si dhe ishte dalluar përherë për kontributin e tij të veçantë ndaj policisë, shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e policit Gjokaj, Veliu i ka shprehur edhe Policisë së Kosovës, humbja e kolegut të tyre thotë se është një humbje e madhe për të gjithë qytetarët.

E nderuara familje Gjokaj, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përfundon telegrami.

Kujtojmë që polici Ilir Gjokaj ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme si pasojë e koronavirusit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RKS.MPB/photos/a.368728729882318/3134907973264366/?type=3&theater