image Vedat Muriqi shkund rrjetën e Barcelonës, shënon për epërsinë e Mallorcas

Futboll

Vedat Muriqi shkund rrjetën e Barcelonës, shënon për epërsinë e Mallorcas

news image

Barcelona po luan sonte në udhëtim ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga, ndeshje kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Son Moix”.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar gol për epërsinë e Mallorcas ndaj Barcelonës.

Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e tetë për rezultatin 1:0

Për Muriqin ishte ky goli i tij i tretë në këtë sezon në La Liga.

/GazetaSinjaliSport/