Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, është cilësuar si “vrasës” nga kundërshtarët politikë, pasi të dielën mbrëma kishte dalë nëpër rrugë për të ngrënë një hot-dog, ndërsa brenda atyre 24 orëve ishin regjistruar 965 persona të vdekur nga koronavirusi në Brazil.
“The Guardian” shkruan se Bolsonaro kishte shkelur disa herë rregullin e distancimit social, të vendosur dhe hyrë në fuqi nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk ndali as në fundjavë, edhe pse numri i të vdekurve në Brazil deri më tani ka shkuar në mbi 22 mijë.
Në Brazil janë regjistruar 365.213 raste me të infektuar nga Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 22.746, duke e bërë kështu vendin e dytë në botë me shifrën më të lartë të të prekurve nga pandemia./ Gazeta Sinjali/