image Vdesin 5 persona pas rrëzimit të aeroplanit që mbeti pa karburant

Botë

Ukrainë/ Vdesin 5 persona pas rrëzimit të aeroplanit që mbeti pa karburant

news image

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në afërsi të aeroportit Lviv në Ukrainë.

Shkak i rrëzimit mësohet të ketë qenë mbarimi i karburantit para se të mbërrinte në Lviv, ku do bënte ndalesën e planifikuar gjatë udhëtimin nga Vigo në Spanjë drejt Stambollit. Ai u rrëzua vetëm 1.5 km larg aeroportit dhe nuk shpërtheu në flakë.

Aeroplani u përplas në një tokë me bimësi pranë një stadiumi futbolli dhe një varreze.

Ministria e Emergjencave tha se aeroplan ishte një ekuipazh prej shtatë personash, ndërsa një tjetër po shoqëronte ngarkesën.

Nuk është e qartë se çfarë po transportonte aeroplani.

Agjencia e lajmeve ukrainase Unian raportoi se bëhej fjalë për një aeroplan me ngarkesa ushtarake.

Ndërsa ishte planifikuar që të mbushej me karburant në Lviv./Gazeta Sinjali/