Së paku 15 fëmijë kanë vdekur nga zjarri që e kaploi një jetimore në periferi të kryeqytetit të Haiti-it , Port-au-Prince.
Nuk dihet ende se cili është shkaktari i zjarrit, por raportohet se përdoreshin qirinjtë në vend vend të rrymës elektrike.
Arielle Jeanty Villedrouin, drejtoreshë e Institutit për Mirëqenie Sociale, tha se në ndërtesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodheshin rreth 60 fëmijë, ku dy prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa 13 të tjerë në spital si rezultat i thithjes së tymit, shkruan “BBC”.
Jetimorja ishte e menaxhuar nga një grup i krishterë, cili nuk ishte i autorizuar zyrtarisht nga organet shtetërore./Gazeta Sinjali/