Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, ka vdekur teksa po merrte trajtim mjekësor në një spital në kryeqytetin, Windhoek.
Zëvendëspresidenti Nangolo Mbumba njoftoi se Geingob kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
“Në krahun e tij ishte gruaja e tij e dashur, Madame Monica Geingos dhe fëmijët e tij,” tha zoti Mbumba në një deklaratë.
Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe zbuloi diagnozën e tij për publikun muajin e kaluar.
Zyra e tij njoftoi se ai do të udhëtonte në SHBA për trajtim, por do të kthehej në Namibi më 2 shkurt.
Geingob u bë president në vitin 2015 dhe po kryente mandatin e tij të dytë.
Ai iu nënshtrua një operacioni të aortës vitin e kaluar dhe në vitin 2014 zbuloi se i kishte mbijetuar kancerit të prostatës.
Namibia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në nëntor.
Partia qeverisëse Swapo, e cila ka qenë në pushtet që nga pavarësia në 1990, ka zgjedhur zonjën Nandi-Ndaitwah si kandidate presidenciale.
Ajo aktualisht është gjithashtu zëvendëskryeministre e Namibisë dhe do të bëhet presidentja e parë femër e vendit nëse fiton. /BBC/