image Zelensky përfshihet në një aksident trafiku në Kiev

Botë

Zelensky përfshihet në një aksident trafiku në Kiev

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident trafiku dje në Kiev, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Zelenskyt, Sergii Nykyforov, i cili tha se një veturë e pasagjerëve është përplasur me automjetin presidencial dhe eskortën e tij.

 “Presidenti u kontrollua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai.

Shoferi i veturës që dyshohet se shkaktoi aksidentin, ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas është transferuar me autoambulancë, raporton BBC.

Nykyforov tha se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetohen nga oficerët e zbatimit të ligjit, teksa nuk dha detaje të tjera.

Aksidenti erdhi pasi presidenti Zelensky, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyumit, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.

Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit.

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

/GazetaSinjali/