Në Francë, një zjarrfikës 24-vjeçar vdiq në përpjekje për të shuar zjarrin në Saint-Denis në përleshjet pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre.
Dhuna urbane që tronditi vendin që prej të martës nuk ka të ndalur, edhe pse duket se tensioni është në rënie, me 157 arrestime gjatë natës, një numër më i ulët se ditët e fundit.
Ministria flet edhe për tre të plagosur nga forcat e rendit. Për të përballuar dhunën në Francë, janë vendosur 45 mijë policë.
Lajmin për vdekjen e zjarrfikësit të ri e dha në Twitter ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
“Ndërsa po luftonte zjarrin e disa automjeteve në një parking nëntokësor në Saint-Denis, zjarrfikësi 24-vjeçar vdiq pavarësisht nga trajtimi i shpejtë i shokëve të skuadrës”.