Policia ka nisur hetimet për një vdekje që ka ndodhur dje në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një burrë i cili ka vdekur gjatë kohës sa po trajtohej në QKUK.
Rasti në polici është raportuar nga stafi i QKUK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.