Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vdekjen e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, doktori kujdestar Ejup Govori, ku ka thënë se ekipa kujdestare vetëm ka konstatuar vdekjen e personit.
“Sot rreth orës 17:30 është sjell një i lënduar i moshës 26 vjet. Në është thënë se ka rënë nga kati i 5-të i konviktit. Ne ekipa kujdestare në emergjencë vetëm kemi konstatuar vdekjen se personi është sjell pa shenja jeta. Në ekzaminimin tonë i lënduari kishte plag vdekjeprurëse në në kokë dhe në trup”, tha Govori.
Gjithashtu, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Me datë 03.5.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjences dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është percjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, tha ai./Gazeta Sinjali/