Një vajzë e moshës 9-vjeçare ka vdekur sonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me gjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar Borovci.