Një shtetas i huaj është ndarë nga jeta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës enjten në mëngjes, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetasi huaj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacione duke thënë se ky rast është duke u hetuar. /GazetaSinjali/