Humbet jetën 23-vjeçari i cili fitoi lotarinë kombëtare.
Rasti ka ndodhur në Britani, ku në mënyrë misterioze ka humbur jetën një 23-vjeçar.
Mediat e huaja raportojnë se Callum Fitzpatrick, i cili fitoi lotarinë në moshën 16 vjeçe, ka humbur jetën në mënyrë të mistershme.
Ai ishte fitues i 390 mijë eurove dhe në atë kohë ai punonte në marketin e prindërve të tij në Belfast, ndërsa ishte tifoz i çmendur i Manchester United.
Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes së tij, ndërkohë zëdhënësi i ekipit, Ballymartin GAC, tha se klubi ishte i tronditur nga ky lajm.
Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit. /Gazeta Sinjali/