image E dhimbshme: Vdes një këmbësore pasi u godit nga vetura në Veternik

Siguri

E dhimbshme: Vdes një këmbësore pasi u godit nga vetura në Veternik

news image

Në lagjen Veternik të Prishtinës, sot rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka vdekur një këmbësore.

Për Sinjalin këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se viktima është grua e moshës 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra.

“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriqimin e rrethanave të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.

/GazetaSinjali/