image Vdes ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Kosovë

Vdes ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

news image

Ka vdekur ish-presidenti grek, Karolos Papulias, i cili ishte i njohur për marrëdhëniet e mira me liderët arabë, Jaser Arafat dhe Moammar Gadafin.

Ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për Slobodan Millosheviqin.

Papulias shërbeu dy mandate midis 2005 dhe 2015, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare, tha presidenca.

Me trishtim i dërgojmë përshëndetjet tona të fundit Karolos Papuliasit”, tha presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

Ai e nderoi institucionin më të lartë shtetëror me etikën dhe sjelljen e tij duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo.

Papulias, i cili ishte gjithashtu ministër i jashtëm në 1985-89 dhe 1993-96, ishte një anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK.

/GazetaSinjali/