Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje me thikë, ku mbeti i lënduar një person. Mirëpo Sinjali ka mësuar se viktima ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.
I riu u ther me thikë sonte në Hajvali, rreth orës 22:00, por burime të Sinjalit brenda QKUK- së kanë njoftuar se për shkak të plagëve të rënda ai ka ndërruar jetë pak më parë.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti“, ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/