Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit, i cili e ka raportuar rastin në Polici, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 06:00 në Prishtinë.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/