Një person ka humbur jetën, pasi që i njëjti dyshohet se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Gruaja e viktimës ditën e premte në rrugën “Muhamet Gashi” në Mitrovicë ka raportuar në polici për gjendjen e bashkëshortit të saj.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejt e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, sipas policisë rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”./GazetaSinjali/