Ndeshjet e Premier League do të rifillojnë këtë fundjavë pas një pushimi 1-javor si shenjë respekti pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.
Shtatë nga 10 ndeshjet e Premier League këtë fundjavë do të luhen, me tre ndeshje të shtyra për shkak të ngjarjeve që rrethojnë funeralin e Mbretëreshës.
Për më tepër, oraret e fillimit të ndeshjeve do të ndryshojnë për dy ndeshje të Premier League.
Ndeshjet e shtyra të dielën më 18 shtator janë ndeshjet e Chelsea kundër Liverpool në Stamford Bridge dhe ndeshja e Manchester United në shtëpi kundër Leeds United.
Ndeshja e Brighton & Hove Albion kundër Crystal Palace, e cila do të luhej në orën 16:00të shtunën më 17 shtator, do të mbetet gjithashtu e shtyrë.
Programi i ndeshjeve të kësaj fundjave është:
E premte 16 shtator
20:00 Aston Villa – Southampton (Sky Sports)
20:00 Nott’ham Forest – Fulham
E shtune 17 shtator
12:30 Wolves – Man City
15:00 Newcastle – AFC Bournemouth
17:30 Spurs – Leicester City
Brighton – Crystal Palace (e shtyrë)
E diel 18 shtator
12:00 Brentford – Arsenal
14:15 Everton – West Ham
Chelsea – Liverpool (e shtyrë)
Man Utd kundër Leeds (e shtyrë)
Pas konsultimeve të gjera me klubet, policinë, Grupet Këshillimore të Sigurisë lokale dhe autoritete të tjera përkatëse, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shtyheshin këto tre ndeshje, thekson faqja zyrtare e Premier League.
Premier League ka felenderuar Njësinë e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e tjera policore në të gjithë vendin, si dhe partnerët tanë të transmetimit, për mbështetjen e tyre gjatë këtij procesi dhe kanë theksuar se do të vazhdojnë të kenë lidhje me ta përpara fundjavës.
Për ndeshjet që luhen në periudhën e Zisë Kombëtare, do të bëhen homazhe për Mbretëreshën në stadiumet e Premier League.
Datat e reja për ndeshjet e shtyra do të shpallen në kohën e duhur.