Mbrëmë u raportua për vdekjen e një kosovari në një burg të Serbisë. Shtetasi norvegjez u tha se ishte me prejardhje nga Peja, ndërsa jetonte në Norvegji. Për vdekjen e Artan Zymberit janë dhënë pak informacione nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë.
Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.
Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.
Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje
Sonte, familja Zymberi nga qyteti i Pejës, por me vendbanim në Norvegji, ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun serb, më saktësisht në (Sremska Mitrovica).
Sipas dyshimeve të familjes, Artani është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazhe në gjoks figurën e Adem Jasharin, emblemën e UÇK’së, dhe Skënderbeun.
Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit në një prononcim për Periskopin, i cili ka thënë se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.