image Kosovari vdes në burg në Serbi, familja dyshon se është vrarë për shkak të "tatuve" të Adem Jasharit e UÇK-së

Rajon

Kosovari vdes në burg në Serbi, familja dyshon se është vrarë për shkak të “tatuve” të Adem Jasharit e UÇK-së

news image

Mbrëmë u raportua për vdekjen e një kosovari në një burg të Serbisë. Shtetasi norvegjez u tha se ishte me prejardhje nga Peja, ndërsa jetonte në Norvegji.

Familja Zymberi nga qyteti i Pejës ka bërë të ditur se djali i tyre, Artan Zymberi ka vdekur në burgun e Serbisë, më saktësisht në (Sremska Mitrovica), ku sipas dyshimeve të kësaj familjeje, ai është vrarë në këtë burg, vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks; Adem Jasharin, emblemen e UÇK-së, dhe Skënderbeun.

Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit për Periskopin, ku tha se “po është i vërtetë lajmi, tani jemi në Kosovë, jemi duke shkuar për në Beograd për të marrur kufomën, dhe për të shkuar në Norvegji”.

Si përfundoi në burgun e Serbisë?

Xhaxhai i Artanit, Nexhat Zymberi për mediumin respektiv ka bërë të ditur se i ndjeri një vit më parë ishte arrestuar në Serbi për posedim të disa tabletave.

Atje iu caktua masa e burgimit për 3 vjet, por që sipas tij, pas dhjetorit do të transferohej në Norvegji.

Sipas xhaxhait, përgjatë një viti, prej kohës kur nipi i tij ishte në burg, nuk e kanë takuar asnjëherë, gjithmonë me arsyetime të ndryshme.

Këtu lindin edhe dyshimet e familjes, që shprehen se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të “tatuve” të Adem Jasharit, Skënderbeut, Shqiponjës e UÇK-së

Deklarata e Nexhat Zymberajt:

Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion.

Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun.

Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje.

Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrfarë kontakti.

Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë.

/GazetaSinjali/