image Vdekja e futbollistit shqiptar në fushë, dalin pamjet e momentit tragjik

Futboll

Vdekja e futbollistit shqiptar në fushë, dalin pamjet e momentit tragjik

news image

Futbolli në Greqi është në zi, për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar. Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, mbrëmë në Greqi. Ai ra në tokë pa ndjenja në fillim të ndeshjes.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e këtij momenti tragjik. Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që është në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

/Gazeta Sinjali Sporti/