image Tragjike: Gruaja shqiptare copëtohet nga makina e mishit, vdes para syve të vajzës në Greqi

Evropë

Tragjike: Gruaja shqiptare copëtohet nga makina e mishit, vdes para syve të vajzës në Greqi

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, pasi një grua 50-vjeçare shqiptare është copëtuar nga makineria e mishit në Mesolongi.

Siç raportojnë mediat greke, 50-vjeçarja së bashku me vajzën e saj punonin mirëmbajtëse të dyqaneve, teksa gjatë natës tragjike ato kishte shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin dhe deri te ngjarja e rëndë mendohet se erdhi pasi viktimës i janë kapur flokët për të.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë duke kërkuar ndihmë.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një vajzë shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

/GazetaSinjali/