image Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi

Evropë

Publikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi

news image

Janë publikuar pamjet nga plagosja me thikë në Pire të Greqisë pas një sherri banal mes dy shqiptarëve.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Pire dhe në pamjet që janë siguruar, duken dy personat që përleshen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë mbi viktimën Artur Mitro nga Berati.

Sipas informacioneve, ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

/GazetaSinjali/