image Vazhdon 'romanca', Tayna mbështet fitoren e Vinicius Junior

Vazhdon ‘romanca’, Tayna mbështet fitoren e Vinicius Junior

news image

Suksesi i reperes Tayna tashmë është i dukshëm, gjë që është vërejtur në tre vitet e fundit.

Ajo tashmë grumbullon mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, e ndër ta është edhe futbollisti i njohur i Real Madrid, Vinicius Junior.

Në një intervistë, reperja është detyruar të tregojë mesazhet me futbollistin, e që ishin të mbushura me ‘emoj’ të zemrave e duartrokitje, shkruan Gazeta Sinjali.

Por përveç bisedave private, dyshja tash e një kohë janë duke lënë komente në rrjetet sociale të njëri tjetrit.

Pas publikimit të këngës ‘Sicko’ nga Tayna, Vinicius Junior e kishte shprëndarë këngën, duke i dhënë edhe një shtysë tjetër asaj.

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Real Madrid ka fituar kundër Barcelonës me rezultat 2:00, e që një fitore të tillë nuk e ka lënë pa e postuar futbollisti.

As këtu nuk ka munguar komenti i Taynas me dy duar e që simbolizon përgëzim.

Dyshja janë tejet suportues në rrjetet sociale, por se a do të jenë edhe në jetën reale dhe se a do të jetë një lidhje të mundshme mes tyre, mbetet të vërtetohet nga ata./Gazeta Sinjali/