image Vazhdon "mallkimi" në Camp Nou, Barca mposhtet dy herë nga skuadra e promovuar këtë sezon

Futboll

Vazhdon “mallkimi” në Camp Nou, Barca mposhtet dy herë nga skuadra e promovuar këtë sezon

news image

Barcelona ka pësuar humbje ndaj skuadrës së promovuar këtë sezon, Rayo Vallecanos pranë shikuesve të vet, shkruan Sinjali Sport.

Blaugranasit kanë humbur me rezultat minimal 1-0 ndaj Vallecanos në “Camp Nou”.

Goli i vetëm i sfidës ishte i shënuar në minutën e shtatë të ndeshjes, nga Alvaro Garcia.

Kjo është humbja e tretë radhazi në Camp Nou e Barcës në të gjitha garat, pas humbjeve ndaj Frankfurt në Evropa Ligë dhe Cadiz në La Liga.

Blaugranasit lëshojnë një mundësi të mirë për të rrëmbyer së paku pozitën e dytë, të cilët tani qëndrojnë me pikë të barabarta me Sevillën – nga 63, teksa Real Madridi tani është pranë shpalljes së titullit e cila qëndron lider me 78 pikë.

Një statistikë interesante e cila vlen të përmendet, është se Rayo Vallecano janë bërë skuadra e parë e promovuar që mposhtin Barcelonën dy herë në La Liga (vendas dhe jashtë) që nga Salamanca në 1997/98.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi të tyre në tetor 2021, Vallecano kishte triumfuar po ashtu 1-0.

/GazetaSinjaliSport/