image Vazhdojnë vërshimet në Prishtinë - rruga "Bajram Kelmendi" bëhet "liqen"

Kosovë

Vazhdojnë vërshimet në Prishtinë – rruga “Bajram Kelmendi” bëhet “liqen”

news image

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që shumë rrugë të kryeqytetit të vërshohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Bajram Kelmendi” në qendër të Prishtinës.

Siç shihet në video kjo rrugë është mbuluar tërësisht me ujë, teksa ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Gazeta Sinjali më herët raportoi se vërshime kanë ndodhur në lagjen “Mati 1”, po ashtu edhe në rrugën “Agim Ramadani” prapa Teatrit Kombëtar./ Gazeta Sinjali/