image Magjistralja Prishtinë – Ferizaj bllokohet nga vërshimet (Video)

Kosovë

Magjistralja Prishtinë – Ferizaj bllokohet nga vërshimet (Video)

news image

Janë duke mbizotëruar tash e disa ditë reshjet e mëdha të shiut në vendin tonë, ku si pasojë në disa lokacione ka edhe vërshime të cilat lanë dëme të konsiderueshme materiale, raporton Gazeta Sinjali.

E sot, kur po mbizotrojnë ende reshjet e shiut, nga niveli i madh i ujit ka filluar të bllokohet edhe magjistralja Prishtinë – Ferizaj ku po iu vështirësohet qarkullimi veturave.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje, ku shihet gjendja aktuale në këtë magjistrale.

Ndërsa, IHMK ka njoftuar se moti pritet të stabilizohet pas datës 20 qershor.

/GazetaSinjali/