image Vërshimet në Pejë rrezikojnë jetën e qytetarëve, uji merr rrugët e qytetit - VIDEO

Sociale

Vërshimet në Pejë rrezikojnë jetën e qytetarëve, uji merr rrugët e qytetit – VIDEO

news image

Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar vërshime në disa vende të Kosovës, kësaj radhe duke përfshirë edhe qytetin e Pejës.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje te rruga e Spitalit, ku shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar bllokimin e shumë rrugëve.

Vërshimet e mëdha madje kanë rrezikuar edhe jetën e qyetetarëve, duke rrezikuar të bien në Bistricë.

Sipas të njëjtëve, disa ekipe të zjarrfikësve tashmë kanë dalë në terren për ta vëzhguar situatën.

“Njerëzve deri te dera e hymjes iu ka hy uji, nuk po kanë mundësi as me i hapë dyert”, thotë një sinjalizues.

Nga pamjet shihet se rruga në këtë pjesë të qytetit të Pejës, është kapluar nga uji, kështu që duke krijuar vështirësi në lëvizje.

/GazetaSinjali/