Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që shumë rrugë të kryeqytetit të vërshohen, shkruan Gazeta Sinjali.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Bajram Kelmendi” në qendër të Prishtinës.
Siç shihet në video kjo rrugë është mbuluar tërësisht me ujë, teksa ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Gazeta Sinjali më herët raportoi se vërshime kanë ndodhur në lagjen “Mati 1”, po ashtu edhe në rrugën “Agim Ramadani” prapa Teatrit Kombëtar./ Gazeta Sinjali/