Premier League ka publikuar rezultatet e reja për Covid-19.
Kampionati elitar i futbollit anglez, Premier League, ka bërë testimet e reja për lojtarët, duke konfirmuar tashmë 33 raste të reja me Covid-19.
Nga 13,625 testime të bëra, mes lojtarësh dhe anëtarësh të klubeve, mes 10 dhe 16 janarait, kanë dalë 33 raste pozitive.
“Kjo është java e tretë radhazi që numri i lojtarëve pozitiv shënon rënie, dhe numri më i vogël i rasteve pozitive që nga 5 dhjetori”, thotë PL.
Disa ndeshje janë anuluar së fundmi në Premier League, si pasojë e Covid-19. Duket se situata është në përmirësim e sipër. /Gazeta Sinjali Sporti/