Në mega aksionin kundër krimit dhe korrupsionit, i cili është duke vazhduar që nga ora 21:00 deri më tani, në pranga janë vënë rreth 35 persona.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali raportojnë se policia ka zbarkuar edhe në lagjen “Marigona” në Prishtinë, në kërkim të personave të dyshuar për veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës./Gazeta Sinjali/