image Varroset pranë babait Shqipdon Aliu që u gjet i vdekur në mënyrë misterioze

Kosovë

Tragjike/ Varroset pranë babait Shqipdon Aliu që u gjet i vdekur në mënyrë misterioze

news image

Sapo i është dhënë lamtumira e fundit, Shqipdon Aliut nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, në varrezat e këtij fshati, raporton Gazeta Sinjali.

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrim për t’ia dhënë lamtumirën e fundit atij, megjithatë familja nuk e di akoma se si vdiq 24 vjeçari.

Prokuroria po pret rezultatet e obduksionit, ndërsa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se Shqipdonit iu gjet telefoni disa metra larg nga gropa afër gurëthyesit të vjetër nga ku policia nxorri trupin e tij të vdekur.

Ai është varrosur pranë babait të tij, i cili vdiq gjatë kohës sa Shqipdoni ishte i zhdukur.

I riu pas vete ka lënë nënën dhe motrën 9 vjeçare./Gazeta Sinjali/