image Varësia nga droga, Policia kap dy të rinj me substanca narkotike në Prishtinë

Siguri

Varësia nga droga, Policia kap dy të rinj me substanca narkotike në Prishtinë

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy raste të tilla kanë ndodhur edhe mbrëmë në qendër të Prishtinës, ku një njësi policore ka ndaluar dy persona, një 17-vjeçar dhe një 19-vjeçar, te të cilët, janë gjetur substanca narkotike, të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se pas kontrollit, dy të rinjtë janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar, ku kanë dhënë deklarata për veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj secilit veç e veç  është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/