Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rrugën B në Prishtinë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te incidenti, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Sinjali ka kontaktuar organet e rendit për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!