image Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë, njëri i mitur

Siguri

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë, njëri i mitur

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje të rënda nëpër Prishtinë.

Të arrestuarit janë E.P., 18 vjeç,  E.H., 26 vjeç dhe E.P., 16 vjeç.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me veprimet e mëtejme lidhur me personat e dyshuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi për ndalimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/