Virgil Van Dijk është rikthyer në fushat e blerta pas lëndimit që e mbajti shumë gjatë jashtë futbollit.
Van Dijk u lëndua në ndeshjen ndaj Evertonit, pas një ndërhyrje të Jordan Pickford në tetor të vitit 2020 përkatësisht 285 ditë më parë.
Ai dje u paraqit si zëvendësues bashkë me Joe Gomez në miqësoren e Liverpoolit ndaj Hertha BSC.
30-vjeçari më pas zgjodhi faqen e tij zyrtare në “Twitter” për të përçuar një mesazh për mbështetësit e tij.
“285 ditë më parë, unë fillova rrugëtimin tim drejt rikthimit. Është shumë vështirë të përshkruaj sesi ndihem, por e rëndësishme është të them se ndihem i bekuar që kam mbështetjen e kaq shumë njerëzve të mrekullueshëm”, tha Van Dijk.
“Doktorët, fizioterapeutët, trajnerët dhe stafi që më kanë qëndruar pranë që nga dita e parë. Falënderoj edhe bashkëlojtarët që më dhanë energji të mbaj kokën lart, tifozët për dashurinë e tyre, mbështetjen dhe inkurajimin, dhe më së shumti nga të gjithë, familjen time sepse pa ta nuk do të mund ta bëja. Puna nuk përfundon këtu, ky është vetëm fillimi”, përfundoi Virgil Van Dijk.
285 days ago, I started on a journey back towards playing. It’s hard to express how I am feeling, but it’s important to me that I say I feel blessed to have had the support of so many incredible people. The surgeon, my physios, coaches and staff who have been with me in my 1/2 pic.twitter.com/jdWKUHykDI
— Virgil van Dijk (@VirgilvDijk) July 29, 2021
corner since day one. My teammates for giving me energy and keeping my head up. The fans for their love, support and encouragement. And most of all, my family because without them, I’d be nothing. Thank you. The work doesn’t stop now. It’s only just starting. We keep going! 2/2 pic.twitter.com/OiNLMLO44q
— Virgil van Dijk (@VirgilvDijk) July 29, 2021